Një raport i “Deili Meilit” zbulon se problemet shëndetësore të futbollistëve po merren shumë lehtë, dhe se nuk po kryhen të gjitha testet e duhura, e për më tepër lojtarët me probleme pranohen që të kthehen në fushë. Kjo, sipas tabloidit britanik rrezikon që një në 260 lojtarë të humbasin jetën në fushën e lojës. “Meili” thekson rastin e Kun Agueros, të Eriksenit, të Emil Palsonit të Islandës, të sulmuesit të Shrusbërisë në Angli, Rajan Bouman me rrahje zemre 250 në minutë, si dhe të vdekjes së Dilan Riçit 17-vjeçar në shtator në një ndeshje të Kupës së Anglisë për të rinj. Sipas tabloidit, klubet nuk bëjnë të gjithë testet që duhen, ka fërkime mes klubeve dhe këshillave të doktorëve. Ndërkaq, e përditshmja gjermane “Berliner Cajtung” (Berliner Zeitung) informon se në periudhën 11 korrik-15 tetor plot 24 lojtarë patën probleme me zemrën, që do të thotë një në çdo 4 ditë.
Sfidanti.al