Sheikët e Njukasëllit kërkojnë Tomas Strakoshën nga Lacio

Portieri i kombëtares shqiptare është në listën e dëshirave të klubit të Premier Ligës angleze pasi aksionet e tij u blenë nga familja mbretërore e Arabisë Saudite. Mediat angleze raportojnë se Njukasëlli dëshiron të “grabisë” Serinë A duke synuar lojtarë të tillë si Brozoviç e Stefan De Vraj të Interit, dhe portierin shqiptar, Tomas Strakosha të Lacios. Strakosha nuk është se po luan tek Lacio, pasi trajneri Sarri preferon veteranin spanjoll, Pepe Reina, ndërsa Njukasëlli beson se shqiptari është njeriu i përshtatshëm për të mbrojtur portën e tyre në Premier Ligë.

Sfidanti.al