Quhet Terri Kenedi dhe deri në 2016 ka qenë futbollist i atyre që në Angli quhen “Blejds”, pra në shqip “Brisqet”. Terri Kenedi, ish-futbollisti 28-vjeçar që u detyrua të linte shpejt futbollin për shkak të dëmtimeve, e pati fatin diku tjetër. Lojtari i dikurshëm i Shefild Junajtidit bleu një biletë llotarie dhe u bë fitues duke marrë, sipas mediave britanike, 1 milionë paundë stërlina. Një shumë tepër e madhe që ai nuk arriti ta fitonte si futbollist sepse me “Brisqet” luajti në kategorinë e tretë në vitet 2010-2016, më pas ishte me Kembrixh Junajtidin, Alfreton Taunin dhe Harrogejt Taunin, ndërsa nuk besohet se ka pasur rrogë më të lartë se 5 000 paundë në javë, madje mund ta ketë pasur edhe 2 mijë paundë në javë, që do të thotë 100 000-250 000 paundë në vit.
Sfidanti.al