Qeshu Inter: Bastoni, Xheko e Lautaro luajnë ndaj Napolit

Trajneri Simone Inzagi nuk dëshiron të ketë probleme të mëdha, aq më tepër që kjo ndeshje është një nga mundësitë e mëdha për t’iu afruar kreut, ose për të mos u shkëputur. Një Inter-Napoli është sfidë për t’u fituar, veçse kjo është më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë, e gjithsesi ka disa lajme të mira. Tre lojtarët që ishin në dyshim, Bastoni, Xheko e Lautaro normalisht do të jenë të gatshëm. Dy të parët ishin të dëmtuar përpara ndeshjeve të kombëtareve, ndërsa Lautaro Martinez doli i dëmtuar nga fusha pas pjesës së parë të sfidës Argjentinë-Brazil. Sidoqoftë, zikaltërit kanë mungesa pasi De Vraj nuk mund të luajë, dhe pritet që të mos jetë gati as Aleksis Sançez. Inzagi do të ketë mundësi të zhvillojë stërvitje të plotë vetëm të premten, ndërsa ndeshja luhet në 21 nëntor.

Sfidanti.al