Gjashtë yjet e Premier Ligës, me aeroplan nga Brazili në Angli

Foton e hodhi në rrjetet sociale portieri i Liverpulit, Alison. Numri 1 i Brazilit tregoi me një moment të fiksuar nga aparati sesi po kthehen në punë gjashtë yjet e “selesaos” pas ndeshjeve eleminatore të Kupës së Botës. E fundit ishte ajo e barazuar 0-0 në fushën e Argjentinës, ndërsa pas kësaj erdhi udhëtimi i gjatë drejt ishujve britanikë. Flitet për 10 deri në 12 000 km për të cilin, gjashtë brazilianët morën aeroplan privat, çarter, i cili i dërgoi direkt në Londër. Ata ishin Alison e Fabinjo të Liverpulit, Ederson dhe Gabriel Zhezus të Mançester Sitit, Fred i Mançester Junajtidit dhe Rafinja i Lidsit. “Le të shkojmë në shtëpi”, – komentoi Alisoni ndërsa mbante në dorë një gotë verë.

Sfidanti.al