Pak ditë më parë e gjithë bota (nuk) u habit kur superylli i Portugalisë i bërtiti dhe i bëri namin trajnerit të kombëtares, Fernando Santos pas humbjes me Serbinë që e zbriti ekipin në plej of. Ndodhi në Lisbonë dhe reagimi i Kristiano Ronaldos ishte si ai i shumë herë të tjera, siç ndodhi në Beograd kur nuk iu dha një gol (i drejtë) dhe ai hodhi përtokë shiritin e kapitenit. Ndodhi që të acarohej me Mauricio Sarrin tek Juventusi, me shokun e ekipit tek Portugalia, Nani që “i vodhi” golin, si dhe Arbeloan tek Reali që e dërgoi topin në rrjetë përpara tij. Gjithsesi, Kristiano nuk reagoi në këtë mënyrë kur Sër Aleks Ferguson e zëvendësoi në derbin e Mançesterit në 2009. Edhe pse hodhi fanelën përtokë, sërish ai thjesht u ul në stol dhe sytë iu mbushën me lot. Gjithashtu, ishte edhe një trajner tjetër ndaj të cilit Ronaldo u tregua i përmbajtur, dhe ky ishte Zinedin Zidan tek Reali.
Sfidanti.al