Sauthgejt do të rinovojë me Anglinë, me rrogën e Kapelos!

Nuk do të arrijë fiks deri aty, por do ta “rivalizojë”, pasi kontrata e re do të jetë shumë më e mirë sesa kjo e tanishmja. Federata Angleze po mendon t’i japë një paketë më të lartë financiare trajnerit të kombëtares, Garet Sauthgejt, ndërsa skuadra e “tre luanëve” ka rritje në rezultatet saj këta vjet. Rroga e re mund të arrijë mbi 5 milionë paundë stërlina bashkë me shpërblimet, duke iu afruar 6 milionë paundëve stërlina që merrte legjenda italiane, Fabio Kapelo. Me Sauthgejtin, Anglia arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në 2018 në Rusi, në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve dy vjet më parë, dhe në finalen e Europianit këtë vit, humbur ndaj Italisë. Tifozët janë të ndarë, pasi një pjesë e vlerësojnë, ndërsa një pjesë thonë se ai po shkon kot një pjesë të talentit me lojë mbrojtëse, por rritja në rezultate është e dukshme.

Sfidanti.al