Blerja e dytë e Dani Alveshit nga Barcelona pas … 13 vjetësh!

Zakonisht histori të tilla në futboll ndodhin vetëm një herë, sidomos kur bëhet fjalë për lojtarë, ndonëse ka përjashtime. Kristiano Ronaldo u kthye tek Mançester Junajtidi pas 12 vjetësh, por ja që rekordi i portugezit u thye nga Dani Alvesh. Braziliani do të jetë sërish lojtar i Barcelonës pas 5 vjetësh, ndërsa kanë kaluar 13 vjet që nga nënshkrimi i tij i parë për katalanasit. Mbrojtësi i krahut ishte blerja e parë e madhe e Pep Guardiolës në 2008, por pastaj u largua në 2016 duke provuar Juventusin, Paris SG e Sao Paulon, ndërsa sot është 39 vjeç, në krahasim me 26 që ishte herën e parë. Trajneri i ri i Barçës, Ksavi Hernandez, ka nevojë për futbollistë me personalitet të fortë, me përvojë të madhe, me njohje për klubin dhe me kosto të ulët. Braziliani ka rënë dakord që të jetë lojtari më pak i paguar në ekip.

Sfidanti.al