Mesi harron dëmtimin, titullar ndaj Uruguajit, 90 minuta kundër Brazilit

Kështu pritet të vendosë trajneri Lionel Skaloni për ndeshjet e rëndësishme eleminatore të Kupës së Botës, edhe pse kapiteni i “gauçosve” humbi dy ndeshjet e fundit të Paris SG për shkak dëmtimi. Lionel Mesi nuk luajti në Champions kundër Lajpcigut, si dhe ndaj Bordosë në Ligën e Parë franceze, por tek Argjentina ai pritet të jetë titullar ndaj Uruguajit të shtunën në Montevideo (ndonëse jo që të luajë ndeshje të plotë), si dhe parashikohet të jetë për 90 minuta në fushë ndaj Brazilit. Mesi u stërvit edhe me shokët, por edhe me të dëmtuarin tjetër, Paredes, që gjithashtu pritet të luajë ndaj Brazilit në eleminatoret e Kupës së Botës.

Sfidanti.al