Ksavi rikthen rregullat që e bënë Barcelonën dikur të madhe

Trajneri i ri do ta nisë aty ku u la ndërsa ai ishte futbollist, dhe me normat që i zbatoi me sukses edhe tek Al Sadi në Katar. Ksavi Hernandez ka vendosur menjëherë një rregullore tek Barcelona, lidhur me oraret e mbërritjes dhe të largimit në kompleksin stërvitor, me rregullat e disiplinës së brendshme dhe për aktivitetet e ndryshme të lojtarëve. Po ashtu, u ka përcaktuar ndihmësve të tij detyrat e përditshme mbi të cilat do të bazohet puna. Ksavi nuk i ka që të gjithë lojtarët në dispozicion sepse mjaft prej tyre janë larguar për në kombëtare, por gjithsesi po kërkon të hedhe bazat e punës së tij në pritje të debutimit në stol në 20 nëntor në derbin me Espanjolin.

Sfidanti.al