Milani, kur nuk humb prej 197 ditësh padyshim që pretendon titullin

E pranoi edhe Bepe Marota, drejtuesi i lartë i rivalëve të Interit. “Milani është për titull, – tha ai pas derbit, – ne nuk do ta kemi të lehtë që ta mbrojmë atë që fituam vjet”. E vërteta është që kuqezinjtë kanë 197 ndeshje pa pësuar humbje në Serinë A, një periudhë e gjatë, 6-mujore (edhe pse në mes ka qenë vera). Sidoqoftë, janë 17 ndeshje radhazi pa disfatë që nga ajo që i ndodhi në fushën e Lacios në 26 prill të sezonit të kaluar. Vjet u rrezikua kualifikimi në Champions, por u arrit, ndërsa këtë sezon synohet titulli. Milani ka sulmin e dytë më të mirë të kampionatit me 26 gola të shënuar dhe mbrojtjen e dytë më të mirë të Serië A me 11 gola të pësuar. Disa nga lojtarët janë transformuar si Tonali apo Leao, por edhe Brahim Diaz e Kalulu.

Sfidanti.al