Statistika turpëruese e derbit, Junajtidi goditi më shumë portën e vet!

Mund ta kesh pisk përballë një kundërshtari të fortë, dhe kjo është gjë normale në futboll, por për Mançester Junajtidin derbi i humbur me Sitin nuk ishte vetëm kaq. “Djajtë e kuq” nuk u dukën aspak “djaj” në sfidën në “Old Traford”, madje ka një statistikë që i turpëron përballë ekipit të Pep Guardiolës. Ata bënë vetëm 1 gjuajtje në kuadratin e portierit kundërshtar, Ederson (dhe 4 gjuajtje jashtë), ndërsa patën dy gjuajtje në portën e tyre. Erik Bejli shkaktoi autogol, ndërsa një gjuajtje të pakalibruar të Viktor Lindelofit e ndaloi De Gea. Në fund, Siti fitoi 2-0 duke merituar gjithçka.

Sfidanti.al