Ta ndihmojmë apo ta “vrasim” Lautaron meqë nuk ka shënuar për një muaj?!

E nisën “piskamën” mediat në Itali dhe e vazhduan ato në Spanjë, për yllin e Interit dhe të Argjentinës. Lajmi është i veçantë, “bombarduesi” Lautaro Martinez ka 1 muaj pa shënuar gol, diçka që po ndihet nga vetë sulmuesi, por edhe nga skuadra milaneze që mbetet 7 pikë prapa kreut të Serisë A që mbahet nga Milani e Napoli. Edhe rrjeta e fundit e tij ishte me penallti në fitoren e vështirë 2-1 ndaj Sasuolos, ndërsa në derbin e Milanos e humbi penalltinë që mund t’i kishte dhënë Interit fitoren. Portieri Tatarushanu ishte fajtor me pritjen e shkëlqyer që bëri. Gjithsesi, alarmet e mediave nuk e ndihmojnë aspak Lautaron që të dalë nga “qorrsokaku” ku ka hyrë, dhe besohet se trajneri Simone Inzagi e ka ftuar që të mos lexojë e shikojë lajmet sportive, ndryshe mund të mbetet edhe ndonjë muaj tjetër pa shënuar.

Sfidanti.al