Kanë kundërshtuar që në fillim, dhe vazhdojnë ta bëjnë. Partizani e Teuta janë gjobitur sërish nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, sepse nuk kanë vendosur në fanelë emrin e kompanisë Abisnet që ka blerë të drejtën e emrit të Superligës. Disiplina vendosi dyfishimin e gjobës në 100 000 lekë për secilin klub, ndërsa që nga fillimi i sezonit gjoba ka qenë 50 000 lekë. Burime pranë dy klubeve bëjnë me dijë se drejtuesit e tyre, presidentët Gazmend Demi dhe Edmond Hasanbelliu, nuk kanë qenë dakord që në fillim me marrëveshjen e bënë me kompaninë Abisnet, dhe për shumën e përfituar prej saj.
Akordi u arrit në prag të sezonit dhe sipas informacionit zyrtar nga Liga e Futbollit, kontrata është 3-vjeçare me pagesë prej 54 milionë lekësh që jepen nga Abisneti për të drejtën e blerjes së emrit të Superligës. Deri tani, Partizani e Teuta kanë paguar nga 400 mijë lekë të reja secili, ndërsa shifra pritet të rritet në mënyrë progresive, nëse kundërshtimi i tyre vazhdon deri në fund të sezonit. Sipas rregullores, klubet janë të detyruara të vendosin logon në mëngën e djathtë të fanelave të lojës të të gjithë lojtarëve, gjë që të kuqtë dhe durrsakët nuk e kanë bërë.
Sfidanti.al