Kur lojtarët janë në formë, kur janë ata të duhurit në fushë dhe kur ekziston dëshira për të treguar veten, rezultatet normalisht vijnë. E provoi Juventusi që ishte në “natë të errët” përpara mbrëmjes së Championsit, dhe që pas fitores me Zenitin e sheh me më shumë entuziazëm vazhdimin e sezonit. Trajneri Masimiliano Alegri tha pas ndeshjes së “nuk kisha dyshim tek djemvë, por gjithsesi duhet të analizojmë në formë kritike 5 minutat e fundit”. Alegri hodhi në fushë treshen ofensive, të përbërë nga Kieza, Dibala e Morata dhe u arrit fitorja 4-2. Dibala u tregua më i miri në fushë, duke luftuar si “luan” për çdo top e duke u treguar udhëheqës. Tepër rrallë Juventusi nuk ka pasur 58 për qind të zotërimit të topit, apo 59 për qind të epërsisë territoriale. “Zonja e Vjetër” pati 24 gjuajtje gjithsej nga të cilat 11 në kuadrat, një rekord për sezonin. Gjithsesi, të shtunën është ndeshja në fushën e Fiorentinës në Serinë A, përpara ndërprerjes dhe aty do të shikohet sesa i vërtetë është ndryshimi i Juventusit.
Sfidanti.al