Vite më parë, i madhi i muzikës Ferdinand Dede, pyeti një gazetar sportiv: “ O gazetar, o gazetar! A ma tregon dot qysh në javët e para të kampionatit se cili ekip do të shpallet kampion në fund?” Gazetari ia ktheu për bukuri kompozitorit të njohur: Më trego se cili këngëtar do ta fitoj Festivalin, të të them se cili ekip do të fitoj titullin kampion..” Morali është i qartë dhe i hidhur madje shkon përtej orbitës së sportit : ne e dimë fituesin para betejës dhe s’presim fundin e saj!
Dhe në një sistem,i cili e shpërfill me flagrancë të vërtetën , i pamësuar të durojë deri në fund për të nxitur misterin, kartat fituese zbulohen si pa të keq . Atëhere, pyetja që nuk duhet marrë si provokim, vjen e tillë : cili ekip qënka paracaktuar nga çunat e sistemit për t’u shpallur kampion këtë herë ? Ca thonë Kukësi , ca thonë Tirana. Dhe më e bukura, arsye që dominon logjikën nuk është se kanë ekipe të forta apo luajnë më me zotësi se të tjerët, por kanë sebepe madhore, që lidhet me impiantet, për të cilat “Qeveria e topit të shfryrë” është tejet e ndjeshme..
\Kukesi do të bëhet me stadium të ri , duke i dhënë fund emigracionit sa andej këndej dhe ku do të shkonte më bukur titulli kampion. Po Tirana? Po projektohet që do t’i japë fund atij të rënuarit, një stadium për të cilin po nxiten baste se do të jetë jo vetëm pa një kullë, por.. pa disa kulla. Pra do të jetë më sportiv se “Air Albania” , sa edhe llokmat e mjediseve dhe dyqaneve do të ndahen si midis “vëllezërve”. Imagjinoni se çfarë lumi me lajka pritet të vërshojë , kur në inagurimin e “Air Albanias” u dehëm kaq shumë , sa besuam, për një natë të pakën .. se ky është stadiumi më i bukur në Ballkan!
Sfidanti.al