Milani për titull konfirmohet në Romë, me Ibrën e Kesin!

Mund të nënvleftësohet e mund të ketë dyshime, por pikët janë aty për t’u parë nga të gjithë. Milani ia doli edhe në stadiumin “Olimpiko” ndaj Romës me një fitore 2-1, pikërisht në atë impiant ku Interim und 3-1 nga Lacio! Nuk është se ky krahasim do të thotë gjithçka, por gjithsesi vlen për të kuptuar forcën e këtij Milani me lojtarë që po piqen e po bëhen kampionë si Benaser, Kesi, Leao, Teo Hernandez, Kalabria e Tomori, me një yll si kapiteni i Danimarkës, Simon Kjer, dhe me një Zllatan Ibrahimoviç që vazhdon të vendosë rekorde. Pikërisht Ibra shënoi golin e parë, pastaj iu anulua një gol i madh, dhe suedezi 40-vjeçar fitoi penalltinë që e ktheu në gol Kesi. Milani ka 31 pikë, po aq sa Napoli, e duke mbajtur në 7 pikë largësi Interin me të cilin ka derbin fundjavën e ardhshme. Roma e Murinjos bëri më shumë: 15-7 gjuajtjet, 6-3 gjuajtjet në kuadrat dhe kornet 5-2. Gjithsesi, kuqezinjtë kanë më shumë cilësi dhe më shumë alternativa, dhe kjo u dha fitoren.

Milani (4-2-3-1): Tatarushanu, Teo Hernandez, Tomori Kjer, Kalabria, Benaser (Romanjoli), Kesi, Leao (Tonali), Kruniç (Bakajoko), Zelemekers (Ture), Ibrahimoviç (Zhiru). Tr. Pioli.

Sfidanti.al