Napoli merr 3 pikë të arta në derbi pa Insinjen dhe Osimhenin!

Ndoshta është një “gjysmagjel”, por deri tani nuk duket i tillë. Ekipi i trajnerit Luçiano Spaleti nuk dëshiron të ndalet dhe vazhdon marshimin në Serisë A duke arritur fitoren e 10 në 11 ndeshje. Një gol i polakut Piotr Zielinski nxorri faqebardhë Napolin në derbin e vështirë në fushën e Salernitanës, një sfidë mes dy skuadrave të krahinës së Kampanjës. Lorenco Insinje ishte në stol, ndërsa sulmuesi Osimhen ishtë i dëmtuar, ndaj edhe napolitanët e patën tepër të vështirë ndërsa deshën t’i bënin nderet e duhura të paharruarit Maradona që në 30 tetor kishte ditëlindjen. “Një fitore e shëmtuar”, shkruajtën mediat italiana, edhe pse Spaleti nuk ishte dakord. Mertens luajti si “9 fals”, mbështetur nga Zielinski e Lozano. Skuadra e mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani, ka 31 pikë, po aq sa Milani, duke lënë Interin në vend të tretë me 24 pikë.

Napoli (4-2-3-1): Ospina, Di Lorenco, Rrahmani, Kulibali, Mario Rui, Anguisa, Fabian, Zielinski, Politano, Mertens, Lozano. Tr. Spaleti.

Sfidanti.al