Milani në hall nga yjet që bëhen kaq të mirë, i mban dot Hernandezin e Kesin?!

Për mesfushorin duket se do të jetë e vështirë, ndërsa bllokimi në bisedimet për rinovimin vazhdon. Frenk Kesi mund ta ketë të ardhmen në Angli ose tek Paris SG, ndërsa Milani vështirë të përballojë rrogën që kërkon afrikani, prej 6 apo 8 milionë eurosh në sezon. Gjithsesi, Paolo Maldini dhe Stefano Pioli kanë edhe një shqetësim të ri dhe ky quhet Teo Hernandez. Vëllai i mbrojtësit të Bajernit, pëlqehet nga Paris SG dhe nga Mançester Siti (të paktën, siç shkruajnë gazetat), dhe Milani po përpiqet të bisedojë sa më shpejt për rinovimin e kontratës. Lojtari i krahut shkëlqeu për kombëtaren e Francës në Ligën e Kombeve, në fitoren në gjysmëfinale ndaj Belgjikës dhe në finale ndaj Spanjës, ndërsa është kthyer në “gur” me peshë për kuqezinjtë. Klubi italian është gati t’ia rrisë ndjeshëm rrogën, nga 1.5 në 4 milionë euro në sezon, por nuk dihet nëse kjo do të jetë e mjaftueshme.

Sfidanti.al