Ndoshta ndikimi nuk ka qenë i njëjtë, pasi argjentinasi duket se ka qenë një “Perëndi” në “Kamp Nou”, por gjithsesi pasojat u ndjenë atëherë, dhe po ndihen edhe tani. Barcelona pa Lionel Mesin po ngjan me Realin e Madridit pa Kristiano Ronaldon, dhe shkarkimi i Ronald Kumanit përngjan shumë me atë të Hulen Lopetegit në “Bernabeu”. Lopetegi mori ekipin, nga i cili ishin larguar CR7 dhe Zidani, dhe u shkarkua në 29 tetor pas humbjes 1-5 në “El Klasiko”, ndërsa largimi i holandezit erdhi në 27 tetor pas humbjes 0-1 në fushën e Rajo Vajekanos, gjithnjë në La Liga. Me Lopetegin, Reali fitoi vetëm 1 nga 7 të fundit, ndërsa Barça e Kumanit fitoi vetëm 2 në 7.
Sfidanti.al