Stefën Kërri shënëoi sërish shumë pikë, plot 36, por edhe ai bëri gabime dhe skuadra e tij më në fund doli me kokën ulur nga fusha. Edhe pse u luajt në shtëpi, sërish Golden Stejti nuk e arriti dot fitoren e pestë radhazi, dhe Memfis Grizlis ia doli pas kohës shtesë me shifrat 104-101. Një ndeshje shumë e luftuar, ku ylli mik Xha Morant udhëhoqi ekipin drejt fitores me 30 pikë, përballë Kërrit. “Moranti po e tregon veten gjithnjë e më shumë si lojtar dhe si udhëheqës i ekipit, – tha trajneri i Memfisit, Tejlër Xhenkins, – zëri i tij po bën jehonë kudo”. Kërri deklaroi se “jam disi kritik me veten me 3 gjuajtjet e fundit”, ndërsa ai nuk shënoi asnjë pikë në periudhën e katërt dhe në kohën shtesë. Koha e rregullt përfundoi 98-98. Golden Stejti kryesoi me 17 pikë pas periudhës së parë, por Memfisi arriti të reagonte, dhe ndeshja pati 5 barazime, dhe 5 herë ndryshoi skuadra që udhëhiqte. Kërri pati edhe 7 topa në tabela e 8 asistë, ndërsa Drejmond Grin shtoi 4 pikë (shumë pak), 12 topa në tabela e 7 asistë për vendasit, plus 5 bllokime gjuajtjesh e 3 vjedhje topi. Morant pati 30 pikë, 7 topa në tabela e 3 vjedhje topi për Memfisin.
Sfidanti.al