Pa zemër të fortë dhe guxim nuk arrihet asgjë, ky është një ligj i jetës, ndonëse jo gjithmonë njerëzit ia dalin që të jenë të tillë. Shumë prej tyre i nënshtrohen fatit, edhe kur janë të ditur, sepse për të arritur suksese të mëdha duhet të rrezikosh shumë. Ish-presidenti i Barcelonës, Zhoan Gaspart, është nga ata optimist të pandreqshëm, që beson se katalanasit “do të hidhen në zjarr” duke pasur Ksavin si trajner, dhe se fati i sezonit do të kthehet përmbys. “Kam besim se do të fitojë Championsin, La Ligën dhe Kupën, – thotë Gasparti, – ka ende shumë kohë për kampionatin, ndonëse në Champions do të jetë më e vështirë. Pse të mos shkojë mbarë me Ksavin? Dyshimet ishin edhe për Guardiolën e Luis Enriken, por ata e fituan Championsin. Unë mund të gaboj, por nëse nuk do të kemi optimizëm, nuk do t’ia dalim dot”.
Sfidanti.al