Është padyshim një ekip i vogël, edhe pse bën pjesë në Bundesligë. Unioni i Berlinit nuk është në hartën e futbollit të madh në Gjermani, ndërsa këtë të shtunë në orën 15:00 ka përballjen më të vështirë të sezonit, atë ndaj Bajernit, ndonëse të paktën luan në shtëpi. Të mbiquajturit “kopernikasit” mund të kenë arsye për të shpresuar pasi vitin e kaluar nuk u mundën nga bavarezët, dolën dy herë 1-1, ndërsa kanë 21 ndeshje radhazi pa disfatë në shtëpi. Po ashtu, pas lejes së dhënë nga autoritetet, plot 16 509 tifozë do të jenë në Stadiumin pranë Pyllit të Vjetër.
Gjithsesi, trajneri Oliver Runert (Ruhnert) është i shqetësuar. “Fitorja e Gladbahut 5-0 në kupë ndaj Bajernit na hoqi mundësinë që ne ta kapnim këtë ekip në befasi, – thotë ai, – tani nuk do të ketë befasi, pasi Bajerni do të synojë të shlyejë humbjen historike. Nuk ndodh që ata të gabojnë në dy ndeshje radhazi. Një humbje të tillë e pësojnë një herë në 20 vjet. Le ta përgëzojmë Gladbahun, por të përqëndrohemi edhe më shumë tek ndeshja. Si parim, ne nuk konkurrojmë dot me Bajernin”.
Sfidanti.al