Është një konkurrim kur ndodhin shpesh tronditje të mëdha, dhe bavarezët e provuan vjet kur u eleminuan nga një rival modest. Gjithsesi, humbjen 0-5 ata kishin kohë që nuk e kishin ndjerë, ndërsa kishin kaluar 43 vjet që kur kishin humbur me të paktën 5 gola diferencë. Në dhjetor 1978, Bajerni mposhtej 1-7 nga Fortuna e Dyseldorfit, ndërsa mbrëmjen e fundit “theu qafën” në Kupën e Gjermanisë me katastrofën 0-5 në fushën e Borusias së Mynshengladbahut.
Trajneri Nagelsman (ende në shtëpi me Kovid) hodhi në fushë një formacion tepër të fortë, me të gjithë yjet e mundshëm, por kjo nuk bëri dobi përballë të vetmit ekip që i ka marrë pikë në Bundesligë këtë sezon (barazim 1-1). Kuadio Kone, Bensebaini (2) dhe Embolo (2) ishin autorët e golave, tre prej të cilëve u shënuan që në 21’ e para. “Jam absolutisht i tronditur, – tha drejtori sportiv, Salihamixhiç, – ne nuk ishim aspak në ndeshje. Ne nuk bëmë dot asgjë, nuk fituam dot asnjë dyluftim gjatë gjithë pjesës së parë”.
Gladbah: (3-4-2-1): Zomer, Ginter, Elvedi, Bajer, Skali (Herrman 69’), Zakaria, Kone, Bensebaini, Hofman (Nojhauz 73’), Shtindl (Plea 69’), Embolo (Turam 73’).
Bajern (4-2-3-1): Nojer, Pavar, Upamekano (Zyle 55’), Hernandez, Dejvis (Koman 55’), Kimih, Gorecka (Toliso 64’), Gnabri (Stanishiç 67’), Myler, Sane, Levandovski.
Sfidanti.al