Nuk kishte ndodhur kurrë, ndërsa rekordi nuk dihet sesi mund të cilëhet, pozitiv apo negativ. Nëse Mohamed Salah vendosi rekordin e golave në 9 ndeshje radhazi për Liverpulin, Antuan Grizman vendosi një tjetër “gur kilometrik” edhe pse në fund ishte shumë i trishtuar. Sulmuesi francez i Atletikos së Madridit realizoi dy gola në pjesën e parë për ekipin e tij në portën e anglezëve, por gjithsesi pas pushimit e la vetëm ekipin në fushë. Ai mori karton të kuq në 52’ pas një ndërhyrjeje tepër të rrezikshme ndaj Roberto Firminos duke e ngritur takën në qafën e brazilianit. Nuk ishte goditje me qëllim, por llogaritje e gabuar dhe gjyqtari ndoshta nuk pati zgjidhje tjetër. Pavarësisht, protestave të trajnerit Simeone dhe e lojtarëve të Atletikos, Grizman doli nga fusha duke u bërë futbollisti i parë në historinë e Championsit që shënon 2 gola dhe merr të kuq në të njëjtën ndeshje.
Sfidanti.al