Nëse do të thuhej kjo gjë në Spanjë, Angli, Gjermani apo Francë, njerëzit nuk do të ishin aspak të lumtur, madje do të të viheshin “bat-bat”. Në Itali (ende) është ndryshe, pavarësisht revolucioneve të futbollit që nga koha e Arrigo Sakit e Nevio Skalës, Zdenek Zemanit, Spaletit apo Gasperinit. Kjo konfirmohet nga mënyra sesi portieri Vojçieh Shezni tregon transformimin e Juventusit nga trajneri i tanishëm, Masimiliano Alegri. “Ne jemi tashmë skuadër për rezultatin 1-0, – thotë polaku, – duket dora e Alegrit. Kanë ndryshuar mënyrat e punës, të sjelljes së lojtarëve në fushë gjatë ndeshjeve. Ka dëshirë nga të gjithë për të marrë pjesë më shumë në fazën mbrojtëse”. Juventusi deshi ta ndryshonte këtë stil kur largoi Alegrin 3 sezone më parë, por eksperimentet me Mauricio Sarrin dhe Andrea Pirlon ose nuk dhanë rezultatet e duhura, por trajnerëve nuk iu dha koha e duhur.
Sfidanti.al