Kishte 6 vjet që nuk ndodhte që Juvja të kishte 7 italianë në fushë

E bëri Maks Alegri, dhe kishte qenë po ai që e kishte bërë në 2015. Juventusi shpesh është mburrur në Apenine si skuadra me ADN-në më shumë të kaltër se gjithë të tjerët, dhe trajneri e riktheu këtë traditë edhe në një epokë kur dominojnë të huajt dhe biznesi, jo pasaporta. Në ndeshjen e Serisë A ndaj Romës në terren ishin 7 lojtarë italianë (shikoni formacionin më poshtë). Në 16 maj 2015, Juvja e Alegrit pati 8 italianë në fitoren ndaj Interit në kampionat, ndërsa i vetmi i përbashkët sot dhe atëherë është Bonuçi. Një kthesë e fortë në krahasim me ndeshjen ndaj Ferencvaroshit vjet në Champions, kur për herë të parë në histori, Juvja luajti pa italianë në mbrojtje dhe portë.

Juventus: Shezni, Danilo, Bonuçi, Kielini, De Shilio (Aleks Sandro 88’), Kuadrado, Betankur, Lokateli, Bernardeski (Artur 76’), Kean (Morata 71’), Kieza (Kulushevski 71’). Tr. Alegri

Sfidanti.al