Hierarkia është e tillë: Haland ose Levandovski për Mbapenë!

Dëshira e madhe është që kampioni i botës të qendrojë, por asgjë të sigurt nuk ka. Paris SG e di se bisedimet me Kilian Mbapenë do të jenë të vështira, nëse do të ndodhin ndonjëherë seriozisht, pavarësisht se çfarë thotë mamaja e futbollistit. Gjithsesi, presidenti Al Helaifi po mendon për të ardhmen, për të gjithë skenarët e mundshëm, dhe identifiki i duhur si zëvendësues i francezit është Erling Halandi. Ylli i Dortmundit pritet të largohet verën e ardhshme, dhe Reali e kërkon, ashtu si edhe klube në Angli. PSG ka planet e veta, dhe nuk pritet të ketë shumë vështirësi financiare për ta kënaqur. Nëse nuk arrihet as Halandi, hierarkia është e tillë që në shkallën e dytë të dëshirave ndodhet Robert Levandovski. Sulmuesi i Bajernit është i madh, një gjigand i vërtetë siç e tregoi edhe në ndeshjen në Leverkusen për Bundesligën, por mosha 33-vjeçare e bën më pak tërheqës sesa Mbape apo Haland.

Sfidanti.al