Levandovski, konkurrencë Mbapesë e Halandit tek Reali!

A mund të jetojnë “dy apo tre gjela në një kafaz”? Vështirë të ndodhë, sidomos kur flitet për të tillë që janë gjahtarë të golave. Robert Levandovski e paska mendjen të ndarë që të shkojë me çdo kusht tek Reali i Madridit, pikërisht aty ku pritet që sezonin e ardhshëm të jetë Kilian Mbapse, pse jo edhe Erling Haland. Nuk do të jetë e lehtë që të gjendet një ekuilibër se kush do t’i shënojë golat në “Bernabeu” nëse atje mbërrijnë lojtarë të tillë, që padyshim janë edhe egoistë.

Levandovski është në pritje të golit të 500-të me ekipet e klubeve, ndërsa ka shënuar 72 herë për Poloninë në 127 ndeshje, pra duke pasur në tërësi 571 rrjeta, e duke qenë një nga të paktët yje të futbollit në të gjithë historinë që ka kaluar barrierën e 500 golave. Padyshim që ai do të arrijë të kalojë edhe barrierën e 600 rrjetave, që e kanë bërë shumë më pak lojtarë, ndërsa pse jo, do të synonte deri në 700 për të qenë në nivelin e legjendave të vërteta të realiziimit si Bican, Ronaldo, Pele, Pushkash, Gerd Myler, Romario e Mesi.

Sfidanti.al