Nuk është se kampioni i botës nuk ka shokë skuadre, sepse tek Paris SG mund të kombinojë shumë mirë me një gjeni si Lionel Mesi apo edhe me Nejmarin, ndonëse edhe është ankuar për këtë të fundit. Gjithsesi, Kiliam Mbape duket se dëshiron Realin ndaj PSG-së dhe atje do të gjejë një tjetër artist të topit për t’u marrë vesh. Karim Benzema është në momentin e jetës dhe sulmuesi i Francës po kalon shumë mirë me 22-vjeçarin në kombëtare. Më herët, Benzema kishte thënë se “është vetëm çështje kohe që Mbape të vijë tek Reali”, ndërsa pas finales së Ligës së Kombeve, ai u tregua pak më i përmbajtur. “Ai është një lojtar i madh dhe unë kam kënaqësi të luaj me të, shpresoj të luaj me të, por duhet të respektojmë PSG-në. Le të mbetemi me shpresë”.
Sfidanti.al