Planet e Livepulit: Dembele, Doku dhe Rafinja!

Trajneri Jurgen Klop dëshiron të rifreskojë lojën sulmuese dhe klubi në “Anfild” po mendon për të ardhmen. Dakord, Liverpuli ka Mohamed Salahun dhe Sadio Manenë, plus Roberto Firminon e Diogo Zhotanë, veçse mosha kalon dhe siguri nuk ka. Për këtë arsye po shihen emra të rinj. Mediat angleze shkruajnë se Klop dëshiron disa lojtarë, ndonëse nuk dihet sesa prej tyre mund të marrë. Njëri është Usman Dembele i Barcelonës, i cili mund të merret fillimisht si huazim dhe më pas të blihet si karton, ndërsa katalanasit do të shpëtonin nga rroga e francezit. Tjetri është sulmuesi belg, Zheremi Doku që luan në Francë me Renën. Doku është vetëm 19 vjeç dhe shihet si e ardhmja, nërsa Salah e Mane po mbushin pak nga pak 30 vjeç. Natyrisht, për të do të duhet të shpenzohet diçka pasi Rena e mori për 25 milionë euro nga Anderlehti, ndërsa mund të kërkojë edhe dyfishin, pra 50 milionë euro. Liverpuli mund të kërkojë edhe sulmuesin e Brazilit dhe të Lidsit, Rafinjën, i cili shkëlqeu mbrëmjen e fundit duke shënuar 2 gola për kombëtaren në fitoren 4-1 ndaj Uruguajit në Botëror.

Sfidanti.al