A do t’ia dalë Bajerni i fuqishëm me kundërsulmin e Leverkusenit?!

Fundjava sjell një ndeshje vërtet të veçantë në Bundesligën gjermane. Bajerni kampion dhe kryesues do të shkojë në fushën e Leverkusenit, skuadrës që duket tepër e fortë këtë sezon, dhe bavarezët do të synojnë të dalin “pa u lagur”. Trajneri Nagelsman duhet ta marrë veten nga humbja 1-2 në shtëpi ndaj Frankfurtit, ndërsa në Leverkusen do të ketë përballë një ekip të fortë, që është shumë i rrezikshëm në kundërsulm dhe ka shënuar 8 herë në Bundesligë, sapo ka marrë zotërimin e topit. Patrik Shik është shënuesi më i mirë me 6 gola, ndërsa 18-vjeçari Florian Virc ka 4 gola e 5 asistë (më i miri i kampionatit). Leverkuseni ka shënuar 20 gola, duke qenë ekipi i dytë më i mirë pas Bajernit me 24. Bavarezët kanë vetëm dy mungesa, Pavarin e pezulluar dhe portierin e dytë Ulraih, ndërsa vendasit kanë më shumë probleme. “Leverkuseni është i qendrueshëm, – thotë Nagelsmani, – do të jetë një ndeshje e madhe”.

Bajerni (4-2-3-1): Nojer, Zyle, Upamekano, Hernandez, Dejvis, Kimih, Gorecka, Gnabri, Myler, Sane, Levandovski. (stol: Fryhtl, Nianzu, Riçards, Sarr, Stanishiç, Koman, Kuison, Musiala, Roka, Zabicer, Toliso, Çupo-Moting, Tilman). Tr. Nagelsman

Sfidanti.al