Masimiliano Alegri e di se ka ende mjaft halle dhe se skuadra e tij ka shumë lojtarë të mbingarkuar. Ndeshjet e kombëtareve bënë që disa prej futbollistëve kryesorë të mos stërviteshin siç duhet dhe të jenë të lodhur. Të tillë si Shezni, Kielini, Bonuçi, Lokateli, Kieza apo Ramsej, ndërsa lutja më e madhe është për Paulo Dibalën dhe Alvaro Moratën që të jenë gati, pasi kanë probleme fizike. Shpresa është që të riaftësohen në ekstrem, të paktën për të qenë në stol ndaj Romës këtë të diel. Edhe braziliani i ri, Kai Zhorge, po bën punë të diferencuar në krahasim me shokët. Alegri nuk do të jetë Rabionë të infektuar me Kovid tek Franca, ndërsa ka balotazh mes Kielinit e De Ligtit, Keanit, Mekkenit dhe Kulushevskit si dhe mes Aleks Sandros e Danilos.
Sfidanti.al