Çështja “Irving” në kongresin amerikan: NBA është fashiste!

Nuk është një deputete nga Partia Demokratike, që mund ta quajmë paksa më majtas në politikën amerikane, por nga Partia Republikane, ajo që ka mbajtur lart flamurin e së djathtës në vend. Gjithsesi, është kohë ndryshimesh dhe një ligjvënëse republikane sulmoi NBA-në që nuk lejon Kajri Irvingun të luajë në ndeshjet e saj sepse nuk ka marrë dozat e vaksinës. “Kjo NBA fashiste lejoi Mexhik Xhonsonin të lunate edhe pse ishte me sida (HIV), ndërsa nuk lejon Irvingun sepse nuk vaksinohet”, – shkruajti Merxhori Tejlër Grin (Marjorie Taylor Greene), përfaqësuese e shtetit të Xhorxhias. Një gjë të tillë e theksoi edhe deputetja tjetër republikane, Lavern Spajser. Natyrisht, pati edhe mjaft kundërshtime sepse sida transmetohet vetëm në kontakt direkt (gjak, spermë etj.), ndërsa Kovidi është virus ngjitës.

Sfidanti.al