Tifozët nuk i besojnë edhe aq mrekullisë së fundit të Halandit

Sulmuesi i Borusias së Dortmundit postoi në rrjetet sociale një copë filmike ku ai gjuante 3 topa të ndryshëm të vendosur vertikalisht me portën në distancë 11 metra, duke goditur saktësisht një tabelë të vogël qitjeje të vendosur në këndin e sipërm të majtë të portës. Kjo copë filmike u botua në faqen e Bundesligës në anglisht me komentin “ai nuk gabon”, por shumë tifozë vunë në dyshim vërtetësinë e videos, duke dyshuar për ndonjë montazh. Gjithsesi, nuk besojmë që faqja zyrtare e Bundesligës, që është tepër serioze, të bëjë gafa të tilla, pra të botojë informacion pa e konfirmuar vërtetësinë e tij. Ajo që dihet është që Halandi është vërtet një sulmues shumë i talentuar.

Sfidanti.al