Godet në shenjë Ed Prodani: Gjaku “blu” nuk akuzon dot popullin!

Ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Eduard Prodani, ka goditur vërtet në shenjë me postimin e tij në FB. Prodani ka akuzuar ata që dolën nëpër studio duke anatemuar tifozët për hedhjen e shisheve në fushë kundër Polonisë. “Ndërprerja e ndeshes ishte një masë jonormale dhe në ekstrem të rregullores, – shkruajti ai, – ndoshta diku ka nisur të kenë ndjeshmëri të shtuar kur Shqipëria është në kufijtë e kualifikimit. Nëpër studio TV dhe rrjete, persona të dukshëm me prejardhje nga “gjaku blu” (nga pozita sociale, jo si tifozë të Dinamos apo Tiranës) iu sulën pa një pa dy tifozëve dhe popullit. Kudo njësoj janë tifozët, cilësia e organizatorëve ndryshon. Ata po që duhen quajtur të pagdhendur, jo populli”.

Sfidanti.al