Dikur një nga kapitenët, tani Stërlingu është gati të lerë Sitin për Barçën!

Kjo do të thotë të shkosh drejt së panjohurës, por edhe sendërtimi që ai njeh nuk është aspak për t’u pasur zili. Rahim Stërling, deri pak muaj më parë njëri nga 5 kapitenët e Mançester Sitit, po mendon të largohet nga stadiumi “Etihad” sepse nuk po merr minutat e duhura nën drejtimin e Pep Guardiolës. “Azili” i tij nisi që nga muajt e fundit të sezonit të kaluar dhe po vazhdon, madje ka nisur vetëm 1 ndeshje të këtij edicioni në Premier Ligë si titullar. Sulmuesi i Anglisë ka refuzuar të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës pa marrë garanci për pozicionin e tij në ekip, ndërsa mediat angleze shkruajnë se ai është shprehur që do t’i pëlqente të luante jashtë. Destinacioni më i mundshëm është Barcelona, ndonëse nuk dihet nëse katalanasit do të mund ta përballonin kartonin e tij verën e ardhshme dhe sidomos rrogën.

Sfidanti.al