Spanja akuzon VAR-in për golin e Francës dhe penalltinë e padhënë

Interpretimi për rrjetën e Kilian Mbapesë ishte që topi u prek nga mbrojtësi spanjoll, Erik Garsia, dhe kjo gjë nuk u quajt thjesht devijim, por pjesë e aksionit. Spanjollët protestuan për këtë, dhe nuk ishin aspak dakord që një prekje e pavullnetshme të cilësohej pjesë e lojës dhe të nxirrte “të pastër” golin që vendosi finalen e Ligës së Kombeve, aq më shumë që Mbape ishte jashtë loje kur Hernandez dha pasimin. Edhe më shumë të bazuara duken akuzat e mediave spanjolle për atë që e quajt penallti e padhënë për iberikët. Rodri krosoi në zonë dhe Kunde e preku topin me dorë, me krahun që ishte “prapa” në krahasim me pozicionin e trupit. Arbitri lejoi vazhdimin e lojës, dhe VAR-i nuk ndërhyri, por krahu nuk ishte ngjitur me trupin, pra protestat ishin të drejta.

Sfidanti.al