Dani Blind kritikon ashpër Solskjerin: Nuk ka as plan, as identitet!

Kur nisin kritikat, hapu derën. Edhe trajneri i Mançester Junajtidit, Ole Gunar Solskjer, duket se ka hyrë në stinën e vështirë, siç moti po kalon në vjeshtën e vërtetë për të mbërritur në dimër. Pas kritikave të Sër Aleks Fergusonit dhe Fernando Santosit për mosaktivizmin si titullar të Kristiano Ronaldos ndaj Evertonit në Premier Ligë, ja ku vijnë “shigjetat” e zv. trajnerit të Holandës, Dani Blind. “Nuk ka një plan taktik, – tha ndihmësi i Van Galit, – skuadrat e tij nuk janë në gjendje të ushtrojnë presion mbi kundërshtarët siç bën Mançester Siti. Mund të mos jetë presing total, por ne nuk shikojmë aspak që të ketë. Tek Mançester Junajtidi gjithçka është e bazuar në aftësitë individuale të lojtarëve. Ata kanë aftësi dhe shpesh arrijnë rezultatin, por nuk është rezultat i një skuadre. Shikoni sesa shumë ndeshje ka kur Junajtidi nuk është dominues”. “Djajtë e kuq” kanë arritur vetëm 2 fitore në 6 ndeshjet e fundit, përfshi edhe 2 humbje.

Sfidanti.al