Sa shpejt u lodh ky Nejmari, apo po gënjen për Kupën e Botës në Katar?!

“Do të jetë e fundit për mua”. Këto ishin fjalët që ylli i Paris SG dhe i “Selesaos” nxorri nga goja, ndërsa ekipi i tij kombëtar afrohet me finalet e Botërorit vitin e ardhshëm. Nejmar deklaroi se pikërisht Kupa e Botës në Katar në 2022 me shumë gjasë do të jetë e fundit në karrierën e tij, dhe kjo për arsyen se është shumë i lodhur mendërisht nga futbolli. Mesa duket sulmuesi parizien dëshiron të përqëndrohet tek ndeshjet me ekipin e klubit, ndërsa do të donte që t’i bënte një mbyllje të madhe karrierës së tij me Brazilin duke fituar titullin, diçka që nuk e bëri dot në 2014 dhe 2018. Megjithatë, Nejmar mund të jetë nxituar me vlerësimin e kapacitetit të tij nervor dhe ndoshta mund t’i harrojë shpejt fjalët e tij.

Sfidanti.al