Një ditë më parë u botua lajmi se ai kishte marrë një sallë speciale që nga Torino, me vlerë 70 000 euro, për të vazhduar përgatitjen në nivelet më të larta. Kristiano Ronaldo ende ndjen se ka shumë për të dhënë e për të marrë në futboll, dhe puna e jashtëzakonshme jep gjithnjë fryte. Superylli portugez thelloi rekordin e tij botëror të golave me kombëtaret në 112, pasi realizoi në portën e Katarit, në fitoren 3-0 në miqësore. Po ashtu, ai ka tani 181 ndeshje me Portugalinë, që do të thotë rekord I ri Europian, duke lënë pas ish-shokun e tij tek Reali, Sergio Ramos, që ka 180 për Spanjën. Ronaldo kërkon rekordin botëror edhe të ndeshjeve që mbahet nga lojtari nga Malajzia, Soh Çin An me 195 përfaqësime. Sulmuesi 36-vjeçar ishte titullar, siç ia kishte premtuar trajneri Fernando Santos, edhe në formë kritike ndaj Ole Gunar Solskjerit të Mançester Junajtidit. Tashmë, CR7 do të përpiqet të fitojë për herë të Kupën e Botës me Portugalinë vitin e ardhshëm, ndërsa në 2016 fitoi Kampionatin Europian dhe më pas edhe Ligën e Kombeve.
Sfidanti.al