Gjimshiti, goditje e rëndë për Shqipërinë, por edhe për Atalantën

Ndaj Polonisë as nuk bëhet fjalë që të luajë, pasi dëmtimi në krah është serioz. Burime nga kombëtarja shqiptare, por edhe nga mediat italiane bëjnë me dijë se Berat Gjimshiti ka krisje në krah, dhe do të duhet 1 muaj për t’u riaftësuar. Goditja për kuqezinjtë është e madhe edhe pse i gatshëm është Veseli që hyri në lojë në Budapest që nga minuta e 29-të, por gjithsesi flitet për një alternativë të rëndësishme më pak, aq më tepër që Gjimshiti ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë të kohëve të fundit të Atalantës në Serinë A dhe në Champions. Klubi nga Bergamo është i shqetësuar edhe më shumë sepse ka edhe dy mungesa të tjera të rëndësishme, si Pesina i kombëtares së Italisë që do të mungojë të paktën 2 muaj, si dhe mbrojtësi i krahut të kombëtares së Gjermanisë, Robin Gosens.

Sfidanti.al