Barça sheh sërish ëndrra me sy hapur, ku i gjen 1.5 miliardë euro për “Kamp Noun”!

Plani është boll i bukur kur e sheh të shkruar në letër, veçse është i tillë si ai që thonë mediat amerikane për planin e presidentit Bajden për strategjinë në Azinë Lindore, “shumë i bukur, por i nënfinancuar”. Tek Barcelona është më keq sepse projekti për rinovimin e stadiumit “Kamp Nou” nuk mund të cilësohet “i nënfinancuar”, por “i pamundur për t’u financuar”. Presidenti Laporta lajmëroi projektin dhe lajmëroi se Barcelona do të duhet të luajë për 1 sezon jashtë “Kamp Nout” për aq sa do të zgjatnin punimet. Gjithsesi, do të duhet një hua prej 1.5 miliardë eurosh! Kush mund t’i japë 1.5 miliardë një klubi që ka rreth 1.2 miliardë euro borxh?!

Sfidanti.al