Sulmuesi i Atletikos së Madridit u hodh edhe një herë në sulm ndaj trajnerit të Barcelonës, shkaktarit kryesor që ai u detyrua të ndërronte skuadër. Luis Suarez e akuzoi sërish Ronald Kumanin duke e cilësuar si “njeri pa personalitet” dhe duke informuar se biseda telefonike me të cilën ai u njoftua se nuk kishte më vend tek Barça zgjati vetëm 40 sekonda. Deri tani ishte besuar se telefonata ishte rreth 1 minutë e gjatë. “Kjo nuk është mënyra për të larguar një legjendë të klubit, – tha uruguajani për të përditshmen “Marka”, – atij i mungon personaliteti që t’i thotë gjërat në sy, dhe nuk më sqaroi nëse vendimi ishte i tij apo i klubit. Po të ishte për ulje rroga, unë do ta kisha pranuar, por kjo nuk u ofrua”. Suarez kaloi tek Atletiko dhe fitoi titullin kampion në maj.
Sfidanti.al