Dy skemat e kombëtares që po mendon Edi Reja për përballjen e Budapestit!

Sfida është jashtë fushe, dhe kjo e bën më të veçantë. Kombëtarja luan të shtunën në Budapest ndaj Hungarisë në eleminatoret e Kupës së Botës, me trajnerin Edi Reja që po mendon për skemat më të mira për t’u kthyer në shtëpi me rezultat, të paktën me një barazim. Sipas asaj që është provuar në seancat stërvitore, italiani 76-vjeçar ka menduar për dy skema të ndryshme, dhe në fund do të vendosë për njërën prej tyre. Një skemë është ajo klasike 3-5-2, dhe me qetësinë se Ismajli është rikuperuar nga dëmtimi. Në krahë do të ishin Hysaj e Trashi, ndërsa në sulm Manaj e Cikalleshi.

Skema e dytë e mundshme është 3-4-2-1, ku treshja e mbrojtjes nuk ndryshon, por ku Hysaj del majtas e Balliu djathtas, ndërsa në sulm do të jetë Cikalleshi në qendër, i mbështetur nga krahët nga Bajrami e Uzuni. Reja do të vendosë duke parë formën e lojtarëve, dhe mënyrën e ekzekutimit të veprimeve, por edhe duke iu ruarjtur ndonjë problemi tjetër me koronavirusin. Për momentin, vetëm mbrojtësi Hoxhallari është larguar nga ekipi për shkak të Kovidit, ndërsa sulmuesi Balaj ka probleme fizike.

Skema 1 (3-5-2): Berisha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Gjasula, Bare, Bajrami, Trashi, Manaj, Cikalleshi.

Skema 2 (3-4-2-1): Berisha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Balliu, Gjasula, Bare, Hysaj, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.

Sfidanti.al