Mediat spanjolle pas fitores thërrasin “Mama Mia”!

Reagimi dhe jehona ishin me vokacion të lartë, e nuk kishte sesi ndodhte ndryshe. Kombëtarja e Spanjës sikur po kthehet në ditët e saj të lavishme, kur dilte kampione e Europës dhe e Botës (2008-2012), dhe fitorja në “San Siro” ndaj Italisë krijuan një atmosferë të shkëlqyer në vendin iberik.

“Mama mia, – shkruan “AS” e Madridit në italisht, – Spanja jep spektakël në “San Siro”, meriton fitoren me Italinë dhe shkon në finale!” “Historike, – titullon “Sport” e Barcelonës, – Të kuqtë në finale me dy golat e Torresit. Katalanasi Gavi titullar, debutuesi më i ri i Spanjës në histori!” Gjithsesi, në Itali nuk e kanë ulur flamurin në gjysmështizë! “Kampionët mbetemi ne, – shkruan “La Gazeta delo Sport” në Milano, – seria e Italisë përfundon, Spanja fiton 2-1 dhe shkon në finale!”

Sfidanti.al