Interi merr Onanën, portierin që Italia dikur nuk e deshi se ishte zezak!

Ai është treguar i kujdesshëm për të mos nxjerrë emrin e skuadrës, ndonëse pohon se ngjarja është e vërtetë. Andre Onana, portieri i Ajaksit që do të kalojë tek Interi, thekson se në 2017 mund të kishte shkuar në Itali, por asokohe gjithçka u prish për shkak të … ngjyrës së lëkurës. “Nuk dua të them se cila skuadër ishte, – deklaron 25-vjeçari, – por, edhe pse po binim dakord, drejtori teknik më tha se nuk më merrnin dot sepse do të kishin probleme me tifozët për shkak të një lojtari me ngjyrë”. Ishte vera e 2017-ës kur Onana me Ajaksin kishte arritur finalen e Ligës së Europës, humbur ndaj Mançester Junajtidit të Murinjos. “La Gazeta delo Sport” thotë se racizmi mbetet problem në Itali, siç e tregoi rasti i ofendimeve të rënda që pësoi Kulibali i Napolit në ndeshjen ndaj Fiorentinës në Firence.

Sfidanti.al