“Nëse Siti do të kishte Kejnin, do të ishte kampion i sigurt!”

Kështu thotë një ish-rival i madh në fushë, Geri Nevil, mbrojtësi i dikurshëm i Mançester Junajtidit. Pasi ndoqi barazimin 2-2 të Mançester Sitit në fushën e Liverpulit, Nevil, pati vetëm një kritikë për Pep Guardiolën. “Siti nuk ka një plan B, – tha ai, – kur kundërshtari i mbrohet fort, nuk është në gjendje të shënojë gol. Nëse do të kishte Harri Kejnin, do ta kishte stemën e titullit të qepur në fanelë. Siti është një ekip i veçantë, është i vetmi nga ata që synojnë titullin që nuk kanë një “majë të mprehtë”. Ata nuk e zëvendësuan dot Agueron”.

Sfidanti.al