Nga Egnatia, rruga e famshme antike, tek Egnatia, ekipi debutues në Superligë, që prishi “rregullin” e kampionatit , duke gjetur një rrugë tjetër historike..rrugën e fitores! Po bëhen gati tri javë që kanë pllakosur barazimet dhe duket sikur një politikë e re pragmatike, po fiton lavdinë në rezultatet e ndeshjeve. Me pare i gëzoheshim fitoreve dhe 3 pikëve që kushtonin ato, tani nuk shkokemi dot më tej se barazimi sepse gara paska një rivalitet të “frikshëm”, siç thonë mediat që bëjnë duvanë e shefave te lodres…
Kjo Egnatia e vogël, që një javë më pare ngriti zërin me anë të trajnerit Magani, duke thënë se në futboll janë të gjithë të barabartë dhe të mos t’i trajtojnë si ekip inferior, këtë javë rebeloi duke arritur një fitore dyfishe : Kastriotin e mundi në fushë dhe zotat që pjellin rezultatet ne distance! ! Egnatia luftoi deri në fund, e bekuar ishte sakrifica e tyre që u shpërblye me gol, duke prishur skemën e barazimeve, një skemë që na lindi bashkë me ardhjen e sistemit VAR..
Ju kujtohet inagurimi i VAR-it ? Në fillim ishin të “drejtë e të ndershëm” duke dhënë shpresën se ishin për gola dhe fitore, më pas , nuk duruan dot, hoqën maskën , dhe nisën avazin me kartona e me penallti, që të dërgonin nw njw udhe barazimesh të ..suksesshme!
Sfidanti.al