Regbi, Zelanda e Re kampione e Hemisferës së Jugut!

E mbylli me humbje, por kjo nuk i prishi asnjë punë, pasi titulli ishte siguruar që një javë përpara. Edhe pse luhej në Australi, sërish kamionët e Hemisferës së Jugut në regbi janë sportistët nga Zelanda e Re, të cilët arritën 5 fitore radhazi, derisa u mundën në ndeshjen e fundit nga Afrika e Jugut. “Springboksët” triumfuan me goditjen e fundit 31-29 duke i shkaktuar humbjen e parë “Të Zinjve” që nga nëntori i vitit 2020. Në përballjen e kaluar për në këtë kampionat, Zelanda e Re fitoi fare në fund me jugafrikanët. Në vendin e dytë doli Australia që fitoi në Brisbejn ndaj Argjentinës 32-17. Në kampionatin e Hemisferës së Jugut marrin pjesë katër ekipe, të cilat janë edhe fuqitë tradicionale, ndonëse Argjentina nuk e ka traditën dhe nivelin e 3 vendeve të tjera.

Sfidanti.al